Rivarrosen dhjetë dëshmorët në Marinë të Skënderajt
BKT
Kosovë

Rivarrosen dhjetë dëshmorët në Marinë të Skënderajt

K.Kasumi/ RTKlive

Në mes të emocioneve sot u rivarrosën një pjesë e dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.Kjo ishte një ceremoni mjaft pikëlluese jo vetëm për familjarët e dëshmorëve por edhe për të gjithë Drenicën.

Ceremonia u shoqërua edhe me praninë e përfaqësuesve komunalë të Skënderajt.Kryetari Fadil Nura nëpërmejt rrjetit social “Facebook” ka njoftuar për procesin e rivarrimit.

Postimi i tij i plotë:

Ceremonia pikëlluese e rivarrimit të dhjetë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t'u bashkuar përfundimisht me shokët e tyre të luftës në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, dhe për t'u prehë paqësisht në rehatinë e tokës për të cilën flijuan jetën.

U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Lavdi heronjve të lirisë!

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i ambiente të jashtme


MË SHUME NGA Kosovë