PSD: Nol Nushi u arrestua e më pas u lirua pa urdhër arrest
BKT
Kosovë

PSD: Nol Nushi u arrestua e më pas u lirua pa urdhër arrest

B. Halimi / RTKlive

Partia Socialdemokrate nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se është ndaluar dhe më pas liruar aktivisti i këtij subjekti politik, Nol Nushi.

Sipas PSD-së, Nushi u ndalua në semafor teksa ishte në veturë rreth orës 16:00.

“Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug. Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Ky subjekt politik ka njoftuar se Nushi më pas është liruar, por policia ia ka ndalur letërnjoftimin.

“Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimtë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, thuhet tutje në reagimin e partisë së drejtohet nga Dardan Molliqaj.

Policia deri më tash nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me këtë rast. 


MË SHUME NGA Kosovë