Vetëaksident në Livoq të Epërm, dy të lënduar
BKT
Fotoarkiv
Kosovë

Vetëaksident në Livoq të Epërm, dy të lënduar

B.H. / RTKlive

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident në fshatin Livoq të Epërm të Gjilanit, ku një veturë është rrokullisur. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot më datën 13.11.2022 rreth orës 5 të mëngjesit në fshatin Livoq të Epërm të Gjilanit, ka ndodhur një vetaksident trafiku ku është përfshirë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lëndime trupore kanë marrë shoferi dhe një pasagjer që ishte me të. Të lënduarit kanë marrë ndihmë në emergjencën rajonale në Gjilan. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ishte nën ndikim të alkollit (1.23 promila). Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e ka bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit. Për momentin, sipas mjekut kujdestar, të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën”, ka njoftuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.


MË SHUME NGA Kosovë