Fushë Kosova me shumë nxënës e pak shkolla |Video
Valjete Shala / RTK
Fushë Kosova vitet e fundit njihet për shtim të numrit të banorëve, rrjedhimisht edhe të nxënësve.
Një nga shkollat ku ka numër të lartë të nxënësve është edhe shkolla “Mihail Grameno”.
Por, ndarja e shumë paraleleve në shkolla të tjera si dhe shtimi i numrit të mësimdhënësve, ka bërë që situata këtë vit të jetë më e mirë.
“Këtë vit shkollor gjendjen e kemi pak më të mire. Duke ju falënderuar angazhimit tonë, DKA-së dhe Ministrisë së Arsimit që këtë vit shkollor të shtoi numrin e punëtorëve. Atëherë ne si shkollë formuam edhe paralele te reja te cilat na kane zvogëluar edhe numrin e nxënësve”, ka thënë Ismet Gashi- drejtor i shkollës ”Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.
Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fadil Krasniqi, thotë se janë në proces të ndërtimit të shkollave të reja, por thotë se sfidë mbesin hapësirat publike.
“Ne jemi ne proceduar t ndërtimit të shkollave por kemi problem me prona publike që do të na ndihmoi edhe Qeveria sepse ne kemi bërë kërkesë edhe në Ministrin e Planifikimit Hapësinor për rregulloren e bonuseve por ende nuk kemi gjetur mirëkuptim sepse nuk ka hapësira publike të mjaftueshme. Kemi bërë kërkese edhe në AKP që te na lejohen disa prona publike. Por, megjithatë , momentalisht edhe numri i nxënësve dhe i arsimtareve do te zbutet në vitin 2023 sepse Ministria e Arsimit ka lejuar që Fushë Kosova ne vitin 2023 të ketë 155 norma e cila do ta zbusë këtë çështje”, ka thënë Fadil Krasniqi - drejtor i Arsimit në Fushë Kosovë.
Afërsisht numri i nxënësve në Fushë Kosovë llogaritet të jetë 10 mijë, derisa i punëtorëve të arsimit 500.























