Rada Trajkoviq e ftuar sonte në panelin e debatit të “RTK Prime”
RTKlive
Sonte në emisionion “RTK Prime” do të trajtohen temat që kanë të bëjnë me situatën aktuale politike e të sigurisë në vend.
Zhvillimet politike në veri të vendit që kanë efekt edhe në Kuvendin e Kosovës, do të trajtohen sonte në debatin që drejtohet nga gazetari Bashkim Vishaj.
Të ftuar të tij në studio janë Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Sadri Ferati, ish ministër i Pushtetit Lokal, Skender Sadiku, Zëvëndëskryesues në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Hajrullah Tërnava, ekspert për çështje të sigurisë.
Pse Trajkoviq pranon të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe?
Pse ajo mendon se serbët e Kosovës duhet të jenë pjesë e institucioneve të vendit?
Cilat janë arsyet që sipas Trajkoviqit, ajo nuk shihet me sy të mirë nga Beogradi zyrtar?
Si shkon procesi i zëvëndësimit të deputetëve dhe sa e vështirë është organizimi i zgjedhjeve në veri të vendit?
Për këto dhe shumë pyetje të tjera, mund të ndiqni sonte emisionin “RTK Prime”. Ky program, transmetohet të martën, mërkurën e enjten në orën 20:20 në RTK1.























