Ngjarjet e datës 16 nëntor
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 16 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2022.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së mjekëve për punën dhe sfidat e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)


Akademia e Kosovës për Siguri Publike mbanë konferencën e katër ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. (Ora 10:00)

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizojnë diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”. (Shtëpia e Evropës, ora  10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban nesër (e mërkurë), konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Pozita dhe problemet e personave me aftësi të kufizuara në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim mban konferencë për shtyp, përmes të cilës do të bëhet denoncimi i një kandidati për rektor për plagjiaturë. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023, Ligji i Pagave”.  (Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla S-1, ora 13:00)

Ministria e Shëndetësisë (MSh) mban konferencë për shtyp për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike. Marrin pjesë Dafina Gexha-Bunjaku, u.d. e ministres së Shëndetësisë; Lul Raka nga IKShPK; Oleksandr Martynenko, Zyra e OBSH-së në Kosovë etj. (Ora 13:00)

Ambasada e Francës në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës Belgjikës dhe Aleancën Franceze organizon edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Kino Armata, ora 18:30)


MË SHUME NGA Kosovë