Kompania e ujësjellësit në aksion, shkyç borxhlinjtë nga furnizimi|Video
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Kompania e ujësjellësit në aksion, shkyç borxhlinjtë nga furnizimi|Video

Fatos Cërvadiku/RTK

Borxhlinjët e mëdhenj të ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sot i çkyqi nga rrjeti i furnizimit.

Por  gjatë aksionit, pati të tillë të cilët, duke  parë hallin, edhe e paguan borxhin aty për aty.

Përmes një aksioni, të mërkurën, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, shkyçi nga ujësjellësi borgjlinjtë.

Shkyçjet nisën te një biznes në lagjen “Kalabria”, e në asistim ishte edhe policia.

Njësoj vazhdoi aksioni edhe te një biznes tjetër në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Aksion i ngjashëm me shkyçje u bë edhe te një biznes në lagjen “Kodra e Diellit”. Kurse, “te Qafa”, një konsumator i cili ishte paraparë për shkyçje, pagoi borxhin.

Lidhur me aksionin e së mërkurës, Arieta Mjeku-Azizi, zëdhënëse e KRU “Prishtina”, deklaroi se aksioni do të vazhdojë.

“Kemi vazhduar ditën e sotme aksionin për shkyçjen nga shërbimet e ujit për të gjitha ato biznese që kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellesit, e me theks të veçantë bizneset që kanë borxhe prej 1000 deri në 5000 euro”, tha Mjeku-Azizi për RTK-në.

“Ne vizituam disa biznese, por vizita jonë ishte pas shumë vërejtjeve të dërguara tek këta konsumator”.

 

Mjeku-Azizi  tha se ky aksion do të vazhdojë deri të shlyhen të gjitha borxhet.


MË SHUME NGA Kosovë