EULEX-i shton patrullimet në veri të Kosovës|Foto
BKT
Foto: Visar Shatrolli/RTK
Kosovë

EULEX-i shton patrullimet në veri të Kosovës|Foto

Visar Shatrolli/RTK

EULEX-i ka shtuar patrullimet e veta në veri të Kosovës, përkatësisht në katër komunat me shumicë serbe.

Ekipi i RTK-së që ndodhet në veri të vendit, ka parë automjete të EULEX-it duke patrulluar në rrugën Mitrovicë-Zveçan.

Se EULEX-i ka shtuar patrullimet, e ka konfirmuar edhe shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark.

Ai  ka bërë të ditur se rreth 135 policë të EULEX-it kanë filluar të patrullojnë në  pjesën veriore të vendit.

Situata ka mbërritur në këtë pikë, pasi pasi rreth 200 policë të Kosovës të komunitetit serb, dhanë dorëheqje nga detyra e tyre, disa javë më parë.

Nga presioni i Beogradi zyrtar, ata janë detyruar të braktisin vendet e punës, për të kundërshtuar  zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës, për heqjen targave ilegale KM dhe zëvëndësimin me ato legale RKS.

Aktualisht situata në veri të Republikës në tërësi është e qetë.


MË SHUME NGA Kosovë