Krasniqi-Walkerit: Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij historik
BKT
Foto: Facebook
Kosovë

Krasniqi-Walkerit: Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij historik

Fadil Sertolli / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar, William Walkerin.

Përmes një postimi në 'Facebook', Krasniqi është shprehur mirënjohës për kontributin historik të Walker për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës.

“Gjatë vizitës në SHBA, takuam edhe mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë. Është gjithmonë kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm takimi dhe biseda me të!”, shkruan kreu i PDK-së në profilin e tij në "Facebook".


MË SHUME NGA Kosovë