Mbahet takimi i koordinatorëve për vepra penale kundër integritetit seksual
BKT
Foto: Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit
Kosovë

Mbahet takimi i koordinatorëve për vepra penale kundër integritetit seksual

E.Hoti/RTKlive

Koordinatori për veprat penale kundër integritetit seksual nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, ka mbajtur sot një takim me të gjithë koordinatorët e prokurorive të vendit.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Hyseni ka kërkuar nga koordinatorët që të organizojnë takime me akterët nga institucionet tjera si, Policia e Kosovës, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësit e Viktimave, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve në rastet e veprave penale që kanë të bëjnë me integritetin seksual.

Ata kanë diskutuar posaçërisht për veprimet që duhet të ndërmarrin gjatë kujdestarive dhe çështje të tjera me interes të mbrojtjes së viktimave dhe zbardhjes së rasteve.

Po ashtu, gjatë këtij takimi koordinatorët janë pajtuar që, në rastet e tilla të kontaktohet Drejtori i Agjencisë për Forenzikë, me qëllim të trajtimit të rasteve me prioritet, kur nga prokurorët kërkohen ekspertiza për rastet e veprave penale që kanë të bëjnë me integritetin seksual, posaçërisht kur viktimat janë të mitura.


MË SHUME NGA Kosovë