Një delegacion i SHBA-së vizitoi Policinë e Kosovës
BKT
Foto: Policia Kosovës
Kosovë

Një delegacion i SHBA-së vizitoi Policinë e Kosovës

Fadil Sertolli / RTKlive

Policinë e Kosovës të premten e ka vizituar një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin të shoqëruar nga përfaqësues të ICITAP-it dhe Ambasadës Amerikane.

Përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, thuhet se vizita e delegacionit nga SHBA-ja e kryesuar nga Sofia Elgarresta, filloi me një takim mikpritës nga u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

“Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe aleatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, delegacioni nga SHBA-ja realizoi edhe disa vizita në disa njësi brenda PK-së, përfshirë Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit.

 

 

 


MË SHUME NGA Kosovë