Haradinaj: Kosova duhet të bëjë hapa të kujdesshëm në koordinim me aleatët
BKT
Foto: Facebook
Kosovë

Haradinaj: Kosova duhet të bëjë hapa të kujdesshëm në koordinim me aleatët

V. Thaçi / RTKlive

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka bashkëbiseduar me qytetarët e komunës së Drenasit, për situatën në vendin tonë.

Haradinaj tha se në fazën që jemi, kemi mundësi që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, po lidershipi ynë ka dështuar.

“Edhe pse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 Ai ka thënë se ka shprehur besimin e plotë për aleatët tonë strategjik dhe kam shprehur shqetësimin për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike.

“Kosova duhet të bëjë hapa shumë të kujdesshëm në koordinim me aleatët, pasi që vendimet që merren tani, do të ndikojnë jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për brezat që vijnë”, ka shtuar Haradinaj.


MË SHUME NGA Kosovë