22:08 / 19.11.2022
Joga si lëndë zgjedhore në shkolla |Video
Valbona Tahiri/RTK
Me fillimin e vitit shkollor, në dy shkolla në kryeqytet po praktikohet Joga.
Nxënësit në arsimin parauniversitar, përveç lëndëve obliguese, zhvillojnë edhe lëndë të tjera zgjedhore.
Disa nga to janë edhe si propozim i vetë nxënësve. Një gjë e tillë lejohet me akte nënligjore nga Ligji për Arsimin Parauniversitar.
E kështu, lënda më e re zgjedhore në disa shkolla është Joga.
Të kënaqur me praktikumin e saj janë vetë nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave.
Kjo lëndë zgjedhore vitet në vazhdim mendohet të jetë praktikuese edhe për klasat e tjera në arsimin e mesëm të ulët.























