Mungon mësuesja, nxënësit mbesin pa lëndën e gjuhës shqipe |Video
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Mungon mësuesja, nxënësit mbesin pa lëndën e gjuhës shqipe |Video

Valjeta Shala/RTK

Fëmijët e një shkolle në Bardhosh të Prishtinës, ndonëse ndjekin mësimet, ata nuk po arrijnë të ndjekin lëndën e gjuhës shqipe. Shkak për këtë është bërë përkeqësimi i shëndetit të një mësimdhënëseje. 

Që nga muaji tetor kur edhe janë hapur shkollat, nxënësit e klasave të gjashta në shkollën “Andon Zako Çajupi”,  në Bardhosh të Prishtinës, nuk e mbajnë lëndën e gjuhës shqipe. Kjo pas përkeqësimit të shëndetit të një mësimdhënëse.

Por kjo lëndë sipas mundësive po mbahen pjesërisht nga  disa mësimdhënës të

Drejtori i shkollës,  Fehmi Zeqiri, nuk ka pranuar te flasë para kemerës së RTK-në,  për shkak të rastit të ndjeshëm,  por ka thënë se mësimi po mbahet pjesërisht, atëherë kur mësimdhënësit e tjerë kanë mundësi që ta mbajnë atë.

Prindërit, duke mos folur para kamerave, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me mos mbajtjen e lëndës së gjuhës shqipe.

RTK ka disa ditë  që ka provuar të ketë një përgjigje nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.


MË SHUME NGA Kosovë