Pas vërshimeve, FSK e gatshme të ndihmojë qytetarët
J.Musliu/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, shkruan Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
Nga reshjet e ditës së sotme, në shumë pjesë të vendit ka pasur përmbytje, ndërkohë në disa qytete është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijes.
Kjo për arsye se reshjet e mëdha kanë sjellë edhe turbullira të ujit që në sasi të madhe, për kompanitë rajonale të ujësjellësve, është e pamundur të pastrohet.























