Furnizimi me ujë të pijshëm, sot katër orë, nesër dy orë
BKT
Foto: KRU "Prishtina"
Kosovë

Furnizimi me ujë të pijshëm, sot katër orë, nesër dy orë

J.Musliu/RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se furnizimi me ujë të pijshëm, sot dhe nesër do të rikthehet pjësërisht.

Kështu, ujë të pijës, banorët e Fushë Kosovës, lagjes “Kalabria”në Prishtinë dhe Zonës Industriale, do të kenë sot (e diele) vetëm disa orë.

“Drejtoria teknike me ekipe është vazhdimisht në teren dhe presim që uji të lëshohet sot nga ora 17:00 deri në 21:00, ndërsa ditën e nesërme (e hënë) do të ketë ujë nga ora 07:00-09:00”.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm është bërë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe  turbullira është e lartë prandaj është i pamundur  trajtimi i ujit në sasi më të mëdha.

“Turbullira është jashtëzakonisht e lartë në kanal, andaj me kapacitete teknike jemi duke bërë çmos që së paku të keni ujë sot nga ora 17:00-21:00, për aq kohë sa stabilizohet situata e krijuar pas reshjeve”.

Në njoftim shkruan se Drenasi do të ketë çrregullime të kohë pas kohshme me furnizim me ujë të pijshëm.

 


MË SHUME NGA Kosovë