Kontejnerë të rinj mbeturinash në Ferizaj|Video
Foto: RTKlive
Kosovë

Kontejnerë të rinj mbeturinash në Ferizaj|Video

Driton Ramadani/RTK

Me qëllim të menaxhimit sa më të mirë në grumbullimin e mbeturinave, në Ferizaj po zhvillohet faza e zëvendësimit të kontejnerëve të vjetër me ata të rinj.

“Tani kushtet janë shumë më të mira në ndërmarrjen KRM “Pastërtia” është e furnizuar edhe me makineri të ndryshme”, thotë Arben Haliti, drejtor i Shërbimeve Publike në Ferizaj. “Ndërsa këtë pjesën tjetër të kontejnerëve, jemi duke e bërë ne si komunë dhe po besoj që do të kemi sistem më menaxhimit të mbeturinave”.

Në kompaninë për menaxhimin e mbeturinave në Ferizaj thonë se kjo ua lehtëson punën në mbajtjen sa më të mirë të pastërtisë.

“Sa i përket  kësaj iniciative që është ndërmarrë, na ndihmon neve shumë mirë në aspektin e grumbullimin e mbeturinave dhe dëshiroj të bëj edhe  një apel tek qytetarët që t’i hedhin mbeturinat aty ky është vendi, sidomos në këto kontejnerë të rinj, për arsye sa na e lehtëson shumë punën”, thotë Gazmend Ismajli U.D i përgjegjësit të operatives në KRM “Pastërtia”.

Qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë.

“Është më e mirë dhe më funksionale e po shihet që ka mundësi të jetë më e kompletuar kjo punë”, thotë qytetari  Mehmet Kurti.

Në këtë fazë priten të vendosen rreth 60 kontejnerë të rinj në 30 pika të ndryshme në këtë qytet.


MË SHUME NGA Kosovë