Gështenjat po thahen, ato po sëmurën |Video
Foto: RTKlive
Kosovë

Gështenjat po thahen, ato po sëmurën |Video

Islam Haxhiu/RTK

Kultivuesit e gështenjës po përballen me shumë probleme pasi ky frut i thatë, si pasojë e sëmundjes së lëkurës së saj është duke u prishur.

Pronarët e pyjeve me gështenjë në komunat e Rrafshit të Dukagjinit, viteve të fundit janë shumë të brengosur për faktin se ato po thahen si pasojë e "kancerit të lëkurës". Prandaj thonë ata është e domosdoshme një përkujdesje më e madhe nga të gjithë.

Edhe sipas ekspertëve të kësaj fushe, gjendja në pyjet e gështenjës është alarmante. Diku rreth 60% e tyre janë të prekur nga kjo sëmundje, thonë ata.

Krahas sëmundjes së lëkurës e cila po ndikon në tharjen e trupave të saj, gështenja po rrezikohet shumë edhe nga prerjet pa asnjë kriter, në shumë raste edhe nga vetë pronarët.

Sipas zyrtarëve të Drejtorive të Bujqësisë në Junik dhe Deçan, Ministria e Bujqësisë së fundi ka premtuar se që shumë shpejt pema e gështenjës do të subvencionohet.


MË SHUME NGA Kosovë