Ndërtuan shtëpitë më ndihma, por nga qershori janë pa rrymë|Video
Foto: RTKlive
Kosovë

Ndërtuan shtëpitë më ndihma, por nga qershori janë pa rrymë|Video

Driton Ramadani/RTKlive

Dy familjeve nga Kaçaniku, pas transmetimit të gjendjes së tyre ekonomike në RTK, njerëz të vullnetit të mirë dolën dhe ia ndërtuan shtëpinë. Ndërkohë ata nuk po mund t`i shfrytëzojnë ato pasi nuk janë të lidhur me energji elektrike.

Familja e Ramadan e Fikri Belës, nuk po kanë mundësi që t’i gëzojnë siç duhet shtëpitë e reja të cilat u janë ndërtuan nga njerëzit e vullnetit të mirë dhe të cilat janë gati që nga qershori këtij viti.

Shkak është ngase KEDS-i ende nuk e ka bërë të mundur lidhjen e re të furnizimit me energji elektrike.

Vëllezërit Ramadan e Fikri Bela thanë se që nga muaji qershor kanë bërë kërkesën në KEDS, që të lidhen shtëpitë me rrymë, por që deri më tani ende nuk është bërë një gjë e tillë

Lidhur me këtë rast nëpërmjet postes elektronike nga Zyra për Komunikim në KEDS ka bërë të ditur se “KEDS-i ka aprovuar kërkesën, sipas referencave të bashkëngjitura, se është në proces të elektrifikimit të këtyre shtëpive dhe, së shpejti, kësaj familjeje do t’i dërgohen të gjitha pajisjet për elektrifikim, duke përfshirë shtyllat dhe rrjetin”.

Familja Bela mbetet me shpresë se do të kenë rrymë dhe të jetojnë në kushte shumë më të mira se sa që i kanë pasur më herët.

 


MË SHUME NGA Kosovë