Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt ku do të flitet për çështjen e targave ilegale, si dhe ngjarjet e ditës.

Mysafir i parë do të jetë Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës, i cili flet për “Festivalin e shahut” në Kosovë

Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit. Për të folur për këtë temë, si dhe për studimet e gazetarisë në UP, e ftuar është Remzije Shahini, profesoreshë në Departamentin  e Gazetarisë në UP

Si cdo të hënë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton si do të jetë moti këtë javë.

Ndërsa për Ditën Botërore të Televizionit, si dhe fuqinë e televizionit dikur dhe sot, të ftuar janë: Meneta Zekaj  Nushi – ud. kryeredaktore në RTK3 dhe Xhymret Veliu - ud. kryeredaktor në RTK1.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së

 


MË SHUME NGA Kosovë