Kjo është gjendja e sotme pas reshjeve të fundit të shiut|Foto-Video
Foto: RTKlive
Kosovë

Kjo është gjendja e sotme pas reshjeve të fundit të shiut|Foto-Video

K.Kasumi/ RTKlive

Si pasojë e reshjeve që kanë rënë dy ditëve të fundit, Lumi Drini i Bardhë i tëri ka dalë nga shtrati.

Gazetari i RTK-së, Islam Haxhiu ka raportuar se nga të reshurat janë prekur edhe disa objekte hotelierike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndryshe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë nformacione mbi situatën meteorologjike dhe hidrologjike.

Sipas njoftimit reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga datë 18/11/2022, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme 20/11/2022, duke përfshi tërë territorin e Republikës së Kosovës, por më të shprehura ishin në disa zona, siç janë Kosova veriore (Mitrovicë, Leposaviç), pastaj Dukagjin (Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë) etj.

“Kjo situatë ka shkaktuar vërshime neperë disa zona, të cilat sipas llogaritjeve hidrologjike të bëra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (Sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), janë të një periudhe kthyese 5 deri 20 vj. Situatë e tillë me reshje do të vazhdojë deri gjatë orëve të mesditës të datës, 21/11/2022", thuhet tutje në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kosovë