Klina përballet me përmbytje, kryetari Elezaj bën thirrje për kujdes|Foto
Foto: Valjetë Shala/RTK
Kosovë

Klina përballet me përmbytje, kryetari Elezaj bën thirrje për kujdes|Foto

K.Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar për gjendjen e rëndë në këtë komunë pas reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Ai ka treguar se lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha.

“Gjendja mbrëmë dhe sot është shumë e rënduar. Të gjithë lumenjtë në komunën e Klinës pothuajse kanë dalë nga shtrati. Ujmiri, Shtarica, Gjurgjeviku i Madh, Dushi, Pogragja, të gjithë pothuajse kanë shkëputje komunikimi mes lagjeve. Por, prej këtyre, gjendja më e rënduar është në Pogragjë. Lagjja Gjergjaj ka mbetur në anën tjetër të lumit. Megjithatë, jemi duke e përcjell situatën dhe duke u dalë në ndihmë banorëve”, ka bërë me dije Elezaj.

Ai ka treguar se tashmë i kanë evakuuar disa familje, kurse ekipet emergjente po u ndalin në ndihmë edhe të tjerëve që kanë nevojë.

“I kemi evakuuar disa familje që nuk largoheshin. Por, sot, edhe me ndihmën e zjarrfikësve dhe me ndihmën e të tjerëve, i kemi evakuuar edhe disa familje. Rrjedha e Drinit të Bardhë tek Ura e Haxhisë që nga mbrëmë është e pakalueshme”, ka thënë Elezaj dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes.

“U bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të madh, pasi që rrjedhja ujore përbën rrezik për jetën e tyre”, ka shtuar ai.

Mund të jetë një imazh i bazen uji, pemë dhe rrugë

Mund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtme

 


MË SHUME NGA Kosovë