Në Mitrovicë lumenjtë nuk kanë dalë nga shtretërit |Video
Kosovë

Në Mitrovicë lumenjtë nuk kanë dalë nga shtretërit |Video

Visar Shatrolli / RTK

Në Mitrovicë situata duket të jetë e qetë sa u përket vërshimeve. Lumenjtë, edhe pse janë mbushur, nuk kanë dalë nga shtretërit, për dallim nga lumi Klina, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në serra të bujqve në Skenderaj.

4 lumenjtë e Mitrovicës, pas reshjeve të shiut, kanë marrë pamje tjetër.

Ibri, Sitnica, Lushta e Trepça, ndonëse në pikë maksimale të mbushura me ujë, ata nuk kanë dalë nga shtrati.

Komuna e Mitrovicës është vënë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë të qytetarëve.

Situatë krejt ndryshe duket të jetë në Skenderaj.

Atje Lumi Klina ka dalë nga shtrati e dëmet që la pas janë të mëdha.

20 ari serra mbjella e të vërshuara, shkaktuan dëm mbi 8 mijë euro, thotë Shpëtim Zabeli nga Rezalla e Re.

Zabeli tha se brenda javës ky produkt pritej të plasohej në treg.

Edhe disa fshatra të tjera në Skenderaj janë prekur nga vërshimet.

Llausha, Tushila e Kllodornica janë fshatrat si më të rënduarat. Kryetari Fadil Nura ka njoftuar se komuna do të bëjë gjithçka që mundet për t’u dalë në ndihme banorëve.


MË SHUME NGA Kosovë