Reshjet e shiut shkaktuan shumë dëme në Klinë e Istog|Video
Kosovë

Reshjet e shiut shkaktuan shumë dëme në Klinë e Istog|Video

Valjete Shala / RTK

Gjendje e keqe nga reshjet e shiut është shkaktuar në Klinë e Istog. Atje lumenjtë kanë dalë nga shtretërit duke shkaktuar dëme të mëdha në prona private e biznese.

Pas reshjeve të mëdha të shiut, të gjithë lumenjtë dolën nga shtretërit e që shkaktuan shumë dëme në Istog e Klinë. Edhe uji i pijshëm me këtë rast është i kontaminuar. Por, qytetarët nga kjo anë thonë së situata të tilla, si pasojë e vërshimeve, janë bërë të shpeshta në këtë rajon.

Për gjendjen në këtë komune, tregoi kryetari  i Klinës, Zenun Elezaj.

“Gjendja dje dhe sot është më e renduar dhe ka dalje nga të gjitha lumenjtë në Komunën e Klinës. Kryesisht në zonat e rrjedhjes se lumit "Klina", në fshatit Yjmir, Pogragje”, tha Elezaj

Situatë e rëndë paraqitet edhe në fshatit Pogragjë të kësaj komune.

“Fatmirësisht deri me tani nuk ka humbje të njerëzve dhe dëme materiale ka, por janë duke e menaxhuar mirë dhe ne jemi duke i mbështetur maksimalisht", tha Shefki Abdullahu, zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë e Menaxhimit Emergjent

Gjendje pak më e qëndrueshme ishte në komunë të Istogut.

“Situata është me stabile. Dje ka qënë gjendja më e renduar. Tash situata është nën kontroll dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme”, Abedin Kabashi,  drejtor i shërbimeve publike.

Por jo edhe gjendja afër shtëpisë së Xhemë Veselajt.

“Kur e pash oborrin plot ujë, mendova se nga erdhi ky ujë. Uji kish pas filluar të hy nga  podrum" , tha Xhemë Veselaj.

Gjendje si kjo ishte edhe në fshatin Zallq të Istogut. Për shkak të rrezikut gjatë kalimit në rrugë të vështirësuar për shkak të reshjeve, në ketë komunë janë mbyllur edhe disa shkolla në Istog.


MË SHUME NGA Kosovë