Ngjarjet e datës 22 nëntor
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 22 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2022.

Kryeministri, Albin Kurti, ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ministrat Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Hajrulla Çeku marrin pjesë në konferencën për Rininë me moton Drejt një politike kombëtare. (Parku i inovacionit dhe trajnimit në Prizren, ora 9:15)

Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënon tridhjetë vjetorin e themelimit të tij me një konferencë shkencore me titullin: Perspektiva e studimeve të Gjermanistikës në Evropën Juglindore. (Fakulteti i Filologjisë, ora 10:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Statistikave Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)  

Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Marrëveshja nënshkruhet nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës. (Zyrat e FBK-së, ora 13:00)

 Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit. (Salla Dokukino, Prizren, ora 15:00)

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ku më pas do të ketë takime dhe konferencë për media. (Ministria e Mbrojtjes, ora 15:15)

Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik me qytetarë për Projekt Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 17:30


MË SHUME NGA Kosovë