Gashi: Gjendja e tanishme në Pejë është nën kontroll
Foto/ RTK
Kosovë

Gashi: Gjendja e tanishme në Pejë është nën kontroll

Fadil Sertolli / RTKlive

(E plotësuar, ora 22:03) Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se gjendja në qytetin e Pejës, pas reshjeve të shiut është nën kontroll.

“Për momentin e kemi situatën e menaxhueshme, në rast se kemi reshje më të mëdha gjatë natës, do të thërrasim edhe Agjencinë e Emergjencave dhe komunat e tjera”, tha ai për RTK.

Qyteti i Pejës po përballet me vërshime, komuna po menaxhon situatën|Video

Reshjet e dendura të shiut kanë vazhduar pasditen e së martës në pjesën perëndimore të Kosovës. E këto të reshura kanë shkaktuar sërish vërshime, me këtë i goditur sërish është qyteti i Pejës, ku në bazë të një video të siguruar nga RTK shihet se si qendra e qytetit tanimë është vërshuar e tëra, dhe duket sikurse “liqe”.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës Faik Zekaj i ka thënë RTKlive se janë 5 ekipe të ndara nga komuna e Pejës në terren dhe se janë duke e menaxhuar situatën.

“Zyrtarët nga Komuna e Pejës me operatorët janë të angazhuar për tu dalë në ndihmë qytetarëve të Pejës. Tani për tani kemi një ulje të intensitetit të të reshurave”, tha ai.

Ndryshe, lagjet që janë përshirë nga vërshimet janë: Qendra e qytetit dhe qendra zejtare.


MË SHUME NGA Kosovë