Gratë protestojnë kundër vendimit për targa |Foto
BKT
Foto: RTK2
Kosovë

Gratë protestojnë kundër vendimit për targa |Foto

J.Musliu/RTKlive

Nën moton “Nënat e Kosovës, kundër getos së Kurtit”, në Mitrovicën e veriut, sot pati protestë. Protestueset gra, rreth orës 15:00, bën një marsh, duke kundërshtuar vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me targat e automjeteve.

Gratë protestuese  mbanin pankarta të shumta me mbishkrimin “Kurti, nuk të jap fëmijë” dhe “Nuk është modë, dua paqe”, “Nuk dua shtet tjetër, dua Serbinë time!” etj.

Kjo protestë është paralajmëruar një ditë më parë në një konferencë për media nga Gordana Saviq, shefe e shërbimit për promovimin e shëndetit dhe kërkimin shkencor në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicën Veriore, raporton RTKlive.

“Gratë nuk do ta lejojnë Kurtin t’ua marrë paratë që janë aq të nevojshme që fëmijët e tyre të arsimohen dhe të rritën në kushte normale”, deklaroi ajo.

Ndonëse nuk është thënë zyrtarisht, është sekret publik që kjo proestë është organizuar nga Lista Serbe e cila dirigjohet tërësisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me direktivat e tij, pjesëtarë serbë të policisë, gjyqësorit, zjarrëfikës e të shërbimeve të tjera komunale, kanë braktisur vendet e tyre të punës.

Ata kundërshtojnë ndryshimin e targave të automjeteve nga ato ilegale KM në ato të ligjshme, RKS.


MË SHUME NGA Kosovë