KGJK pezulloi bashkëpunimin me Qeverinë, shkak ulja e pagave
Foto: Ahmet Maholli/RTK
Kosovë

KGJK pezulloi bashkëpunimin me Qeverinë, shkak ulja e pagave

Ahmet Maholli/RTK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjykatat, pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e çdo organizimi, ku janë pjesëmarrës përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Një vendim i tillë do të mbetet në fuqi nga ana e KGJK-së, nëse Qeveria e Kosovës nuk e anulon vendimin e fundit për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“KGJK do të vendosë më 8 dhjetor për masat e tjera”, deklaroi në konferencë për media, Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së.

Në këtë mënyrë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka vendosur që të reduktojë shërbimet në gjykata.

 “Vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe me parimet ndërkombëtare”, deklaroi Zogaj.

Sipas tij, KGJK ka qenë e detyruar të marrë këtë vendim.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të reflektojë sepse vendimi i sotëm është në kundërshtim me të gjitha aktet”, ka thënë Zogaj.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj deklaroi se këshilli ka qenë i detyruar të ndërmarrë këto vendime, ndërkohë ka paralajmëruar të tjera masa nëse Qeveria nuk e tërheq vendimin për pagat.


MË SHUME NGA Kosovë