KQZ përgatitet për zgjedhjet në veri, cakton 4 ushtrues detyre
Kosovë

KQZ përgatitet për zgjedhjet në veri, cakton 4 ushtrues detyre

RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e saj ka bërë të ditur se po vazhdon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

Me këtë rast KQZ ka caktuar katër Ushtrues Detyre në vend të zyrtarëve të dorëhequr në komunat në veri të Kosovës .

Sipas KQZ-së, pas dorëheqjes së katër zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve, tashmë janë caktuar katër ushtruesit e detyrës, të cilët do të kryejnë detyrat në katër komunat përkatëse.

Zyrtarët të cilët janë caktuar të ushtrojnë këto detyra, janë zyrtarë komunal të zgjedhjeve nga komunat tjera të Kosovës.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle