Reuters: Serbët e Kosovës të pasigurt për marrëveshjen e targave|Video
Foto: Hysni Demaku/RTK
Kosovë

Reuters: Serbët e Kosovës të pasigurt për marrëveshjen e targave|Video

Reuters

Qytetarët serbë të Kosovës në veri të vendit kanë opinione të ndryshme sa i përket marrëveshjes për targat të arritur të mërkurën në mbrëmje mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Agjencia e lajmeve Reuters ka marrë opinionet e disa qytetarëve për këtë temë.

“Epo, sinqerisht, mendoj se të gjithë këtu shpresojnë se nuk do të ketë incidente dhe se gjithçka do të përfundojë në paqe. Njerëzit këtu në veri (të Kosovës) shikojnë nga shteti i Serbisë dhe ata e mbështesin shtetin e Serbisë, dhe nuk ka  dyshim për këtë, përndryshe, siç thashë, të gjithë shpresojnë që të mos ketë incidente dhe të përfundojë paqësisht, asgjë tjetër”, thotë qytetari Miodrag Radoviq nga Mitrovica e Veriut.

"Unë pres që ata të na sqarojnë se çfarë nënkupton marrëveshja, veçanërisht për njerëzit që kanë targa makinash KM pasi nuk është plotësisht e qartë se çfarë do të ndodhë pas skadimit të regjistrimit. Ka informacione kontradiktore”, thotë Miki Marinkoviq, një qytetar tjetër.

"Epo ata vendosen t’i heqin targat e veturave KM. Ata duhej të kishin lënë targat e veturës KM edhe ne në veri të Kosovës dhe po luftojmë për këtë. Në fund, vjen vendimi që targat të jenë RKS (Republika e Kosovës)", thonë Mihajlo Radosavljeviq e Ivan Miloviq.

Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, të mërkurën në mbrëmje arritën marrëveshje për targat ilegale të Serbisë në Kosovë. Njoftimin e bëri të ditur fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

 


MË SHUME NGA Kosovë