Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Foto: Memli Krasniqi /Facebook
Kosovë

Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

E.Hoti/RTKlive

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në prag të festës së 28 Nëntorit, ka vizituar ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen”, ka shkruar ai .

Tutje, Krasniqi tha se i kanë uruar ata për festat kombëtare, duke shpresuar që përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë prapë së bashku.

“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t'i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot.#LiriaKaEmër”, ka shkruar Krasniqi.

Në këtë vizitë ishin edhe zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj dhe Bekim Çollaku, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi.


MË SHUME NGA Kosovë