07:42 / 27.11.2022
Moti sot, reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore
RTKlive
Sot mbi vendin tonë, në viset e ulëta, priten reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.