Në shkollat e mesme në Ferizaj aplikohet sigurimi fizik|Video
Kosovë

Në shkollat e mesme në Ferizaj aplikohet sigurimi fizik|Video

Driton Ramadani/ RTK

Në Ferizaj këtë vit shkollor ka filluar aplikimi i sigurimit fizik, pasi vitet e kaluara ka pasur raste të dhunës dhe posedim të mjeteve të rrezikshme nga ana e nxënësve. Drejtorët e shkollave thanë se prania fizike e sigurimit e ka ndikim në avancim të sigurisë në shkolla, duke theksuar edhe bashkëpunimin e mirë që kanë me Policinë e Kosovës.

Me qëllim të parandalimit të dukurive negative në shkollat e mesme të Ferizajt, këtë vit shkollor ka filluar aplikimi i sigurimit fizik, pasi vitet e kaluara ka pasur raste të dhunës dhe posedim të mjeteve të rrezikshme nga ana e nxënësve.

 “Këtë e kemi bërë për të pasur një siguri më të madhe për nxënësit dhe fëmijët tanë nëpër shkolla. E dimë që kemi  pasur raste dhe fatkeqësisht po kemi  ende raste të cila nuk janë në përputhshmëri me natyrën e asaj që ofron shkolla”, thotë  Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Drejtorët e shkollave thanë se prania fizike e sigurimit e ka ndikimin e avancimit të sigurisë në shkolla duke theksuar edhe bashkëpunim e mirë që kanë edhe me Policinë e Kosovës.

 “Sigurimi nëpër shkolla sivjet e ka lehtësuar shumë punën tonë. I ka ndihmuar familjet dhe nxënësit”, tha Hajrie Nebihu, drejtore e gjimnazit shoqëror “Shaban Hashani”.

Ky hap është mirëpritur edhe nga Këshilli i Prindërve.

 “Është më efektive sepse prania  e sigurimit është tërë kohën. Fillon procesi mësimor 15 minuat në 8 dhe deri në përfundim të mësimit janë rojet aty që vazhdimisht bëjnë punë e tyre. Për mua është një hap pozitiv”, tha Visar Islami nga  Këshilli i Prindërve.

Pos shkollave të mesme pritet që këtë projekt ta vazhdojnë edhe në shkollat fillore.


MË SHUME NGA Kosovë