Ngjarjet e datës 29 nëntor
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 29 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 29 nëntor 2022.

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore i Kuvendit se bashku me OSBE-në organizon punëtori për Reformën Zgjedhore në Kosovë. (Ora 9:00)

Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, shoqëruar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott do të vizitoj Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, që udhëhiqet nga znj Kadire Tahiraj.  (Objekti i Qendërs në Drenas, ora 10:00)

Instituti Kombëtar Demokratik mban konferencën për Integritetin e Informacionit nën temën e përgjithshme “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”. (Ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin Kombëtar të Radio - frekuencave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Komuna e Rahovecit mban konsultimit publik me qytetarë për Projekt planin e punës së kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale 2023. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zhvillon takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban seancë dëgjimore lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit si Ministria e Ekonomisë; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; ARKEP; ARRU AKP; AKRK; KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes - Seancë dëgjimore për buxhet mban seancë dëgjimore lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton buxhetin e ZKA-së i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 ku e ftuar është edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu do të jenë pjesë e tryezës me Policë, Mbrojtësit e Viktimave, Strehimoret dhe Qendrat për Punë Sociale. (Pejë, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim rural, Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, Projektligjin për Rregullat e trafikut rrugor, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

Programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, bashkëfinancuar nga BE dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga FAO, do t’i dorëzojë Agjencisë Pyjore të Kosovës kontigjentin e parë të pajisjeve përfshirë gjashtë vetura fushore pick-up dhe pajisje për monitorim të pyjeve, kamera, GPS, dylbi. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë "Blinaja", afër aeroportit të Pristinës , ora 14:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton me Institucionet që bien në fushëveprim të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në lidhje me kërkesat buxhetore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 16:00)

Shfaqet premiera e filmit tim të parë dokumentar “Përtej Territ”, që trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave. (Kino Armata, në ora 19:00)
 


MË SHUME NGA Kosovë