Haxhiu: Mbështetja ndaj Qendrave Strehimore nuk do të mungojë
Kosovë

Haxhiu: Mbështetja ndaj Qendrave Strehimore nuk do të mungojë

N.Mekolli /RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot gjatë ditës një vizitë tek Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ku vështroi nga afër punën që bënë kjo Agjenci, dhe rezultatet që ka prodhuar deri tani.

Bëhet e ditur se ministrja Haxhiu ka thënë se Agjencia duhet të jetë çdo herë e qasshme ndaj të gjitha kërkesave për ndihmë juridike falas, dhe se misioni i saj është tejet i rëndësishëm në funksion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për këtë ndihmë.

“Në Prizren, ministrja Haxhiu u ndal edhe tek Qendra Strehimore e viktimave të dhunës, me ç ‘rast u njoftua nga afër me shërbimin dhe trajtimin që u bëhet viktimave të dhunës, si dhe dëgjoi nga afër vështirësitë me të cilat ballafaqohen ato”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Gjithashtu, bëhet e ditur se ministrja ka thënë se mbështetja ndaj Qendrave Strehimore kudo në Kosovë sikurse edhe në Prizren, nuk do të mungojë, dhe se puna që bëjnë ato është një mision fisnik e human që ndikon jashtëzakonisht mirë në trajtimin e grave viktima të dhunës.


MË SHUME NGA Kosovë