21:20 / 01.12.2022
Ferizaj, me qirinj të ndezur bëhet homazh për shtatzënën e vrarë
Driton Ramadani /RTK
Një grup aktivistësh nga Komuna e Ferizajt kanë bërë homazhe, duke ndezur qirinj para ndërtesës së komunës për të ndjerën Hamide Magashi.
Kjo për shkak të ngjarjes makabre që ndodhi mbrëmë në oborrin e QKUK-së, në Prishtinë, ku mbeti e vrarë Hamide Magashi, nga ish- burri i saj.