Dritat e Krishtlindjes në Pjetërshtan, homazh për gratë e vrara|Video
Islam Haxhiu/RTK
Pikërisht në nderim të Hamide Magashit, por edhe Sadije Miftarit e cila po ashtu u vra nga bashkëshorti i saj, në Pjetërshan të Gjakovës u ndezën dritat e fund vitit të cilat kësaj radhe u bënë si homazh për gratë e vrara.
Aty u bë thirrje për paqe, dashuri, solidaritet dhe mirëqenie për të gjithë.
Për vite me radhë, në prag të festave të fund vitit, Pjetërshani i Gjakovës merr këtë pamje.
E gjithë kjo është rezultat i punës vullnetare të rinisë së Pjetershanit thotë famullitari i Kishës, Don Marjan Ukaj, i cili ndezjen e dritave këtë vit ua dedikoi dy grave që u vranë gjatë kësaj jave.
Ndezja e dritave në Kishën e fshatit po shihet si mesazh për paqe, dashuri, solidaritet dhe mirëqenie për të gjithë.
Përveç dekorimeve të Kishës dhe oborrit të saj, banorët e Pjetërshanit çdo vit angazhohen edhe për ndërmarrjen e aktiviteteve humanitare të cilat kanë për qëllim ndihmën për familjet me nevojë në këtë lokalitet.