09:49 / 05.12.2022
Prishtina do të bëhet me tri shkolla të reja
Sh.Gashi / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka nënshkruar Marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës.
Rama tha se tri shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit. “Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë. Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re në Veternik", tha Rama gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.
Ndryshe marrëveshja partneriteti me një kompani për ndërtimin e tri shkollave të reja është në vlerë prej mbi 13 milionë euro.