Zogaj vizitoi Gjykatën Komerciale, kërkon angazhim dhe efikasitet
Fot/ Gjykata Komerciale në Facebook
Kosovë

Zogaj vizitoi Gjykatën Komerciale, kërkon angazhim dhe efikasitet

A.Bela/ RTKlive

Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës Mahir Tutuli së bashku me gjyqtarët e gjykatës, kanë pritur të hënën në takim Albert Zogaj kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtar të KGjK-së, Shkelzen Maliqi drejtor në Sekretariatin e KGjK-së dhe menaxherin e projektit TIK/SMIL, Fatmir Rexhepi.

Kryetari i Gjykatës Komerciale, me këtë rast njoftoi kryesuesin Zogaj me të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata Komerciale e Kosovës me theks të veçantë mungesën e stafit gjyqësor administrativ dhe kushteve të tjera të punës.

"Kryesuesi i KGjK-së Albert Zogaj, shprehu mbështetjen e plotë të tij për kryetarin dhe gjyqtarët, duke kërkuar njëkohësisht angazhim më të madh për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që i kanë gjyqtarët, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, si dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor. Gjatë këtij takimi kryetari Tutuli dhe kryesuesi Zogaj, theksuan rëndësinë e implementimit të Sistemit për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve - SMIL dhe digjitalizimin e punës në Gjykatën Komerciale", thuhet në komunikatën e Gjykatës Komerciale.


MË SHUME NGA Kosovë