Abdixhiku takohet me deputetë të Bundestagut, i fton për vizitë në Kosovë
K.Kasumi/ RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me deputetë të Bundestagut nga ky rajon dhe përfaqësues rajonal të Republikës së Hamburgut.
Kreu i LDK-së, Abdixhiku ka thënë deputetët që ka takuar janë edhe raportues për Kosovën në CDU.
"Takova deputetët e Bundestagut Christoph Ploß, njëkohësisht raportues për Kosovën në CDU; deputeten Franziska Hoppermann dhe deputetin Christoph de Vries; si dhe anëtarin e Parlamentit të Hamburgut deputetin David Erkalp. Në takim të ndarë takova dhe deputetët e Partisë së Gjelbër, Dr. Till Steffen dhe Jennifer Jasberg, shefe e të gjelbërve në Hamburg. Këtu u prita dhe nga Sekretarja Shtetërore e Republikës së Hamburgut, znj Almut Möller", ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhikiu shkruan se i ka ftuar për vizitë në Kosovë.
"Komuniteti shqiptar në këtë rajon dhe këtë shtet zhvillimor vazhdon të lë gjurmë të suksesit të jashtëzakonshëm; përderisa deputetët nacional në Bundestag janë adresë e përhershme e çështjes së Kosovës. Ata i ftova për vizitë në Kosovë", shkruan ai.
Takimet janë bërë në ndërtesën e Senatit dhe Parlamentit të Hamburgut.