17:47 / 06.12.2022
Vela:Serbia nxiti strukturat ilegale të sulmojnë zyrën e zgjedhjeve në veri
Afet Bela/ RTKlive
Pas zhvillimeve në veri të vendit ka reaguar, shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.
Ai në Twitter ka shkruar se Serbia ka nxitur strukturat e saj ilegale të sulmojnë Zyrën Komunale të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.
“Ky është një sulm ndaj procesit demokratik dhe sundimit të ligjit, me fushatë agresive frikësuese kundër serbëve të Kosovës që janë regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.























