Mehaj: Mbështetja e Turqisë e rëndësishme për sigurinë e rajonit
BKT
Foto: Armend Mehaj/ Facebook
Kosovë

Mehaj: Mbështetja e Turqisë e rëndësishme për sigurinë e rajonit

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj  ka pritur sot komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Mehaj përmes një postim në Facebook.

Mehaj  ka thënë se mbështetja e Republikës së Turqisë si vend partner  i Kosovës dhe anëtar i NATO-së është shumë e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.

“Në shenjë mirënjohje dhe partneriteti, sot prita në takim komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz të shoqëruar nga këshilltarja, kolonel Sevilai Camur”,  ka shkruar Mehaj.

Me këtë rast, Mehaj e ka uruar Kolonel Yilmaz për marrjen e detyrës së re me përgëzimet për bashkëpunim të vazhdueshëm për suksese të përbashkëta.

“Lidhur me bashkëpunimi aktual në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve si dhe bashkëpunimin e FSK- së me kontingjentin turk në Kosovë, e vlerësuam në nivel të shkëlqyeshëm dhe u dakorduam që të vazhdojmë e rrisim edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar tutje Mehaj.


MË SHUME NGA Kosovë