Kompania `Pastrimi` në gjendje të rëndë financiare |Video
Donika Sherifi / RTK
Punëtorët e kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë, që 4 muaj nuk kanë marrë paga. Ata thonë se janë në hall me këtë problem, ndërsa në komunën e Prishtinës nuk kanë ndonjë arsyetim. Thonë se shumë shpejt do t’ua ndajnë mjetet.
Njëri nga punëtorët e kompanisë thotë se vonesat në paga nuk i ka të qarta, por problemet me obligimet financiare thotë se i ka të mëdha.
Zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi'', Arbnora Ademi, tha se ky proces varet më së shumti nga borxhi 230 mijë eurosh që nuk është paguar nga Komuna e Prishtinës.
Nga komuna e Prishtinës kanë konfirmuar për RTK-në se gjatë ditës e kanë proceduar në Drejtorinë komunale të Financave kryerjen e obligimeve që kanë ndaj kompanisë “Pastrimi”.
Në këtë kompani thonë se qytetarët i kanë afro 20 milionë euro obligime të papaguara.























