Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Emisioni do të fillojë me njoftimin për parashikimin e motit ngjarjet e ditës.
Mysafirë të parë janë Nermin Mahmuti drejtoreshë ekzekutive e CDF-së dhe Artan Avdiu drejtues i programit “Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik i Kosovës”.
Kurse mysafirë të tjërë do të jenë Kaltrina Kelmendi dhe Aliriza Arënliu, profesorë në Departamentin e Psikologjisë. Ato flasin për hulumtimin që trajton praktikat e disiplinimit të fëmijëve në Kosovë.
Ndërsa Fiona Haxhiislami, koordinatore e Programit dhe Komunikimeve në YIHR (Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut), flet për Javën e të drejtave të njeriut.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























