Pas sulmeve të djeshme, sot situata në veri e qetë|Foto-Video
Visar Shatrolli/Mitrovicë-RTK
Një ditë pas sulmeve me bomba e me armë zjarri në qendrat e komisioneve komunale zgjedhore, sot në veriun e Kosovës situata është e qetë. Në pjesën veriore të Mitrovicës shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe paqeruajtës të KFOR-it, derisa për situatën atje reaguan përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Mbrëmë në Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut kanë ndodhur më shumë se pesë shpërthime. Fillimisht shpërthime ka pasur në komunën e Zubin Potokut e më pastaj edhe në komunën e Mitrovicës së veriut, në objektet e Kuvendit Komunal Zgjedhor.
Këto objekte janë tashmë të demoluar dhe jashtë funksionit, ndërkohe mbrëmë KFOR-i ka asgjësuar një granatë dore tek zyrat e KKZ-së në Mitrovicën e veriut.
Situata u tensionua në kohen kur zyrtarët e KQZ-së nënë përcjellje policisë ka dashur t’i kryejnë detyrat ligjore për përgatitjet e zgjedhjeve të 18 dhjetorit në katër komunat e veriut. Por, kjo është pamundësuar, sipas ministrit të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga grupet kriminale që kanë gjuajtur me bomba dhe me armë zjarri.
Edhe shefi i shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, është shprehur i shqetësuar për situatën në këtë pjesë të Kosovës.
Wigemark përmes një postimi në Twitter, ka thënë se EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën atje në koordinim të ngushtë edhe me Policinë e Kosovës e me KFOR-in.
“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore, të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur. EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, NATO-n dhe KFOR-in”, ka shkruar Wigemark.

























