Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Emisioni do të fillojë me parashikimin e motit dhe ngjarjet e ditës.
Mysafire e parë do të jetë Mimika Dobroshi koordinatore e Zyrës Erasmus+ në Kosovë. Ajo flet për mundësitë që ofron programi Erasmus + dhe si të aplikojnë për projekte.
Kurse mysafir tjetër do të jetë Laura Olldashi autore e librit ”Atman”.
Hapet konventa e industrisë së drurit - edicioni i pestë. Për këtë e ftuar është Arieta Pozhegu drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK).
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























