KRU “Prishtina” nga sot nis shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

KRU “Prishtina” nga sot nis shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

V.Thaçi / RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bënë të ditur se përveç bizneseve dhe institucioneve, nga shërbimet e ujit do të shkyçen edhe konsumatorët shtëpiak/individual.

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë, për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë. Bazuar në Vendimin e ARRU-së, Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit", thuhet në njoftimin e KRU "Prishtina".

Sipas njoftimit përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual.


MË SHUME NGA Kosovë