Marrëveshje e binjakëzimit të qyteteve të Kosovës dhe Izraelit
BKT
Foto: FAcebook
Kosovë

Marrëveshje e binjakëzimit të qyteteve të Kosovës dhe Izraelit

V.Thaçi / RTKLive

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Elbert Krasniqi, dhe tetë kryetarë komunash të Kosovës, morën pjesë në MUNIEXPO 2022 në Tel Aviv-Yafo të Shtetit të Izraelit.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me ftesë të Federatës së Autoriteteve Lokale të Izraelit dhe Komunës së Izraelit (MASHAM), Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Elbert Krasniqi, dhe tetë kryetarë komunash të Kosovës, nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, morën pjesë në MUNIEXPO 2022 në Tel Aviv-Yafo të Shtetit të Izraelit.

“MUNIEXPO është një ekspozitë dhe platformë globale për promovimin e inovacionit lokal dhe e cila përqendrohen në ofrimin e ideve për sfidat dhe kërcënimet kryesore me të cilat përballen ato që njihen si “Smart Cities”. Aty mblidhen kryetarë komunash, ministra, zyrtarë qeveritarë nga e gjithë bota për të shkëmbyer ekspertizën dhe praktikat më të mira. Një sërë shërbimesh u prezantuan në fushat e sigurisë, emergjencës, kibernetikës, zgjidhje të ndryshme në fushën e teknologjisë informative, e kështu me radhë”, ka shkruar ambasadorja.

Ajo njofton se vizita e delegacionit kosovar kulmoi me nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet qytetit të Pejës dhe qytetit Netanya, marrëveshje kjo e para e binjakëzimit të qyteteve të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

“Ekspozita MUNIEXPO përfshiu edhe një takim të veçantë me Shkëlqesinë e Tij Isaac Herzog, President i Shtetit të Izraelit, dhe Moshe Leon, me ç’rast edhe pjesëtarët e delegacionit kosovar u pritën në rezidencën e Presidentit Herzog”.


MË SHUME NGA Kosovë