Në magjistralen Prishtinë-Pejë, digjet një automjet i FSK-së |Video
BKT
Foto-Video: Selim Krasniqi
Kosovë

Në magjistralen Prishtinë-Pejë, digjet një automjet i FSK-së |Video

RTKlive

Në orët e pasditës së sotme, një automjet ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është kapluar nga zjarri.

Ky automjet i blinduar është  përfshirë nga zjarri në afërsi të parkut të biznesit në komunën e Drenasit.

Ky park ndodhet në skaj të magjistrales Prishtinë-Pejë. Në pamjet e xhiruara nga Selim Krasniqi, producent në RTK, shihet se automjetin e blinduar, e tërheqin nga vendi i ngjarjes, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vetë FSK-ja nuk ka dhënë ndonjë sqarim.


MË SHUME NGA Kosovë