22:58 / 09.12.2022
Shpërthim mjetesh piroteknike në Mitrovicën e Veriut
J.Musliu/RTKlive
Rreth orës 22:00 janë dëgjuar katër krisma në veri të Mitrovicës. Raportohet se zhurmat kanë qenë në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve”.
Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur nga mjetet piroteknike.
Ai tha se ky ishte shpërthim prioteknik, e zëshme e pa dëme. “S’ka ndonjë rrezik”, ka deklaruar Hoti.
Gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur edhe disa shpërthime me mjete piroteknike, shok-bomba, granata dore e ka pasur edhe gjuajtje me armë.
Në tri ditët e fundit, Policia në veri është përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur, në kohën kur po bëhen përgatitjet që në katër komunat e veriut të organizohen zgjedhjet për kryetarë komunash.























